Nxënësi godet me karrige mësuesen në Lezhë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lëzhë, ku një nxënës në gjimnazin e qytetit “Hydajet Lezha” ka goditur me karrige një mësuese.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të klasës. Mësuesja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës ku po merr dhe ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit.
“Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.
16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale“- thuhet në njoftimin e Policisë.