Nxënësi lëndon fizikisht mësuesen, kolegët në Lezhë bojkotojnë mësimin. Zbardhet debati mes tyre

Një debat që degradoi në lëndim fizik ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta, dhe mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime në krah. Nxënësi dhe mësuesja bënë debat, pasi ajo i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Mësimi është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ditën e nesërme (26 tetor) pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?