Nxënësit bllokojnë furgonin e mësuesve (VIDEO)
Nxënësit e shkollës së Funarit, mëngjesin e kësaj të enjte, bllokuan furgonin e mësuesve në mes të rrugës.
Shkak për këtë është mungesa e transportit të tyre. Në shkollën e Funarit zhvillojnë mësim disa fshatra mes tyre edhe Mollagjeçi që ndodhet larg.
Nxënësit duhet të përshkojnë disa kilometra për të shkuar aty. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të prindërve dhe nxënësve çështja nuk është zgjidhur. Ndaj për këtë arsye ata protestuan dhe do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën derisa atyre tu sigurohet transporti.

KOHA JONË SONDAZH

