Nxënësit e Borizanës në Thumanë: Shkolla nuk ka as ngrohje
Nxënësit e Borizanës nga frika se mos humbin vitin po ndjekin mësimin pasdite në shkollën e Thumanës. Shkolla e Borizanës u shemb pas tërmetit pasi u vlerësua si e rrezikshme për nxënësit edhe pse në verë të 2019-tës ajo u restaurua. Vetë nxënësit sqarojnë se shkolla e tyre kishte kushte më të mira se kjo në Thumanë ku janë transferuar dhe se nuk kanë as ngrohje.
“Kushtet e shkollës janë më të pakta, është shumë ftohtë”, shprehen fëmijët. Gjithësesi ata pohojnë se jo të gjithë ndjekin mësimin pasi nuk kanë mundësi të udhëtojnë me autobusat e vëna në dispozicion. Faktin që ka mungesa dhe vështirësi e pohon edhe një mësuese.
“Janë rreth 400 nxënës dhe nuk mund të ulen të gjithë”, thonë nxënësit. Ndërsa njëra prej mësueseve është shprehur se ka mungesa të nxënësve. Këta nxënës ngrenë e shqetësimin për mangësi në marrjen e njohurive në Shkollën e Mesme të Thumaës. Pasi dhe ajo 9 vjeçare u shemb edhe pse ishte duke përfunduar restaurimi.