Nxënësit e klasave të nënta testuan njohuritë në gjuhën shqipe

Nxënësit e klasave të nënta kanë testuar sot njohuritë e tyre në gjuhën shqipe. Testimi nisi në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka zgjatur 2 orë e 30 minuta. Pas testit të gjuhës shqipe, nxënësit do i nënshtrohen provimit të fundit, atij në lëndën e matematikës, e cila do të zhvillohet në datën 21 qershor. Ndërsa më 13 qershor nxënësit dhanë provimin e gjuhës së huaj.

Nxënësit e pakicave kombëtare zhvilluan edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në gjuhën amtare më 14 qershor. Sipas skemës së miratuar, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në notë.

Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, ku dy mësues të lëndës do të bëjnë vlerësimin e të njëjtit test në mënyrë të pavarur njeri-tjetri. Testet do të mblidhen dhe do të korrigjohen në qendrat e vlerësimit të njësive arsimore vendore të çdo rrethi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?