Nxënësit në Fier zhvillojnë mësimin në oborr për tu ngrohur në diell

Nxënësit në shkollën “Sotir Çapo” në Zharrez në bashkinë e Patosit, janë rikthyer përsëri këtë të hënë për të zhvilluar mësim, por në dallim nga shkollat e tjera, ata duhet të zhvillojnë mësimin në ambientet e jashtme shkak i mungesës së pajisjeve ngrohëse.

Vetë nxënësit kanë denoncuar mungesën e ngrohjeve nëpër klasa, dhe si pasojë janë të deryruar të zhvillojnë mësim në ambientet të hapura.

Ndërkohë vetë drejtoresha e shkollës “Sotir Çapo” në Zharrez nuk ka pranuar të prononcohet për mediat lidhur me veprimin në fjalë.

SHKARKO APP