Nxënësit në shkollë, intensiv shërbimi psiko-social
Të prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit janë edhe fëmijët. Edhe pse janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, punonjës të shërbimit psiko-social janë angazhuar në të gjithë vendin për të rikthyer gjendjen normale emocionale të fëmijëve dhe nxënësve të shkollave.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, thotë se në shkollat ku mësimi ka nisur rregullisht më datë 5 dhjetor, punonjësit e shërbimit psiko-social ishin prezent në të gjitha klasat për të diskutuar me nxënësit. Sipas MASR, gjendja psiko-emocionale-sociale e nxënësve duket e qetë dhe normale në zonat më pak të prekura nga tërmeti.
Para fillimit të shkollës në disa zona, puna dhe raportimi intensiv i shërbimit psiko-social ishte përqendruar në zonat ku ishin akomoduar banorë të prekur nga tërmeti, ndërsa pas fillimit që shkollës në 9 qarqet e Shqipërisë, kjo punë vazhdon të kryhet edhe në të gjitha shkollat.
Shërbimi psiko-social është një element mjaft i rëndësishëm i institucionit shkollor dhe ka rol primar në këtë situatë. Ndërhyrja e parë psikologjike në shkollë shikohet si një alternativë me efektivitetin më të lartë për përballimin e asaj çfarë ka lënë pas, në mendjen e mësuesve dhe nxënësve.
KOHA JONË SONDAZH

