Nxënësit në Shqipëri do mbajnë përgjegjësi për Covid-19, pasi do firmosin: Unë deklaroj se…

Të hënën nxënësit në të gjithë Shqipërinë do të fillojnë vitin e ri shkollor por me përgjegjësinë e madhe ndaj pandemisë së Covid-19. Ministria e Arsimit, duket se i kanë marrë të gjitha masat. Do të jenë nxënësit, ata që do të raportojnë të parët sapo të hasin me një rast të infektuar nga pandemia, madje do të mbajnë edhe përgjegjësi ligjore. Në shkolla ka nisur të shpërndahet një dokument, të cilin çdo nxënës, duke nisur nga klasa e parë deri në vitin e fundit të gjimnazit do të duhet që ta plotësojë dhe të mbajë përgjegjësi.

“Unë nxënësi/ja…klasa…deklaroj në përgjegjësinë time personale se kam/nuk kam pjesëtar të familjes time të prekur nga Covid-19. Unë personalisht nuk jam i prekur nga pandemia. Unë….prindi i nxënësit/es…. klasa…. deklaroj në përgjegjësinë time personale se fëmija im dhe familja ime nuk jemi të prekur nga covid-19. Nëse keni ndonjë pjesëtar të prekur, ju lutem specifikoni cilin”-shkruhet në dokument.

Një i mitur do të mbajë përgjegjësi nëse ka pasur kontakte me të infektuar nga pandemia. Si mund ti jepet një përgjegjësi e tillë një fëmije që ndoshta ende nuk e kuptuar mirë se çfarë do të thotë pandemi, Covid-19 apo dhe infektim? Po emrin dhe firmën si do t’i shkruajë kur ende nuk i ka mësuar dhe po shkon në klasë të parë? Një i mitur nuk mund të mbajë përgjegjësi ligjore/penale deri në moshën 14 vjeç, ndërsa më herët për përgjegjës ligjor për të është prindi apo kujdestari.

SHKARKO APP