Nxirren nga lumi trupat e pajetë të dy elektricistëve në Gjirokastër
Nxirren trupat e pajetë të dy elektricistëve, të cilët u mbytën sot në lumin Drino, pasi makina me të cilën lëviznin ra nga ura. Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Trupat e Selfo Kallfës dhe Dini Isarajt u nxorën nga polumbarët.
Viktimat ishin duke shkuar për riparim në fushën përballë Lazaratit teksa makina e tyre ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.
Më pas rrjedha e ujit ka marrë trupat, duke i zhvendosur më poshtë. Pas kërkimeve të forcave RENEA dhe të polumbarëve u bë e mundur gjetja e trupave të viktimave.