Nxirret kutia e zezë e helikopterit EC 145
Nxirret kutia e zezë e Eurocopter EC 145, e cila pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit mbi liqenin e Shkodrës.
Ndërkohë, ekspertët francezë të kompanisë Eurocopter, janë rikthyer mesditën e kësaj të shtune në vendin e ngjarjes.
Ekspertët e Eurocopter, mbërritën në Tiranë mesditën e së premtes.
Për shkak të kushteve të vështira të motit gjatë së premtes, ata bënë vetëm kqyrjen e vendit të ngjarjes, verifikimin e pjesëve të nxjerra nga liqeni si dhe u informuan nga ushtarakët shqiptar lidhur me të dhënat që kishin grumbulluar
KOHA JONË SONDAZH

