Nxjerr bashkëjetuesen me foshnjën për të lypur, arrestohet 21 vjeçari
Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka detyruan bashkëjetuesen e tij bashkë me foshnjën 8 muajshe që të lypte.
Në pranga ka përfunduar Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi i tij është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe”, sqaron policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.
KOHA JONË SONDAZH

