Nxori në pritë shokun e fëmijërisë, dënohet me 21 vite e 4 muaj burg Mikel Alia
Është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 21 vite burg e 4 muaj Mikel Alia, i cili nxori në pritë shokun e tij të ngushtë.
42-vjeçari u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armbajtje pa leje”, për vrasjen e Eri Zefit.
Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Aline me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit.
Ngjarja ndodhi gjatë natës së 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.
KOHA JONË SONDAZH

