NYT: Policia shqiptare shkatërroi rrjetin e trafikut drejt Perëndimit

Pas megaoperacionit të koduar “Rruga e Gabuar”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë arrestoi 32 persona të shtunën, të cilët kalonin klandestinë me dokumente të falsifikuara në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky operacion ka bërë bujë edhe në median prestigjioze amerikane “The New York Times”.

Në artikullin e publikuar që mban datën e dy ditëve më parë, kjo media thekson: “Policia shqiptare ka shkatërruar një rrjet të dyshuar të falsifikimit të vizave dhe dokumenteve për trafikun ilegal të njerëzve drejt vendeve të Europës Perëndimore, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë”, thuhet në artikull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të shtunën në mbrëmje përmes një deklarate për mediat  tha se në mesin e 32 të arrestuarve është edhe një punonjës policie. Ky grup i trafikimit të klandestinëve ishte i përbërë nga 36 persona, por katër prej tyre vijojnë ende të jenë në arrati. Gjatë operacionit u sekuestruan disa laboratorë, të cilët përdoreshin prej trafikantëve për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një dokument fals për në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës shitej nga trafikantët 23 mijë dollarë, ndërsa për në Mbretërinë e Bashkuar kushtonte 10 mijë paund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?