“O i shkreti Delfin! Këtej ikin, ti si naiv erdhe!”

Deti ka nxjerrë në breg një delfin të ngordhur. Ata që kanë pushuar dje tek Kavalishenca në Durrës kanë parë delfinin i cili duhet të ketë ngordhur ditë më parë pasi trupi i tij ishte dekompozuar. Por çfarë kishte ndodhur më pas? Akademiku Artan Fuga tregon vijimin duke mos fshehur indinjatën dhe zemërimin. ”Në vend të bëheshin ekspertiza si duhet meqë kemi të bëjmë me një specie të mbrojtur, erdhi eskavatori, e ngarkoi në një rimorkio portabli, hodhi ca rërë përsipër dhe hë te…plehrat”,-shkruan Fuga në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Plehra!

Swiss Digital Desktop Reklama

Delfin i ngordhur i nxjerrë nga deti në Durrës në breg!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne vend të bëheshin ekspertiza si duhet meqë kemi të bëjmë me një specie të mbrojtur, erdhi eskavatori, e ngarkoi në një rimorkio portabli, hodhi ca rërë përsipër dhe hë te…plehrat!

Cfarë plehrash!

O Zot cfarë minimalistësh që jemi!

Ai që ka dhënë urdhër që pa ekspertizë ta hedhin Delfinin në plehra ka bërë shkelje të ligjit!

O i shkreti Delfin, cfarë t’u desh që erdhe këtej nga anët tona!

Këtej ikin, ti si naiv erdhe!

Tani aty te plehrat të hanë qentë e Durrësit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?