”O legen?”, protestuesit për votën e diasporës përplasen me policinë. Tentuan afrimin tek deputetët e PS-së

Këtë pasdite para Kuvendit, u mbajt një protestë që në zgjedhjet e 2025, edhe diaspora të votojë. Grupi që mbante veshur bluza dhe pankarta nën logon ”Dua të votoj në 2025, nga diaspora”, janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë që kishin krijuar një kordon jashtë ambienteve të Kuvendit. Kjo pasi kanë tentuar që të futen në ambientet e Kuvendit, por nuk janë lejuar. Një tjetër episod përplasjeje ka pasur edhe në momentin kur nga salla kanë dalë deputetët e PS, dhe grupi i protestuesve kanë tentuar sërish që t’u afrohen, ndërsa dëgjohen duke thënë: Zoti deputet a votove për diasporën?

SHKARKO APP