‘O m…., do të vras ty edhe familjen’, zbulohet mesazhi që kërcënoi Klement Zgurin

U përfol ditën e sotme se kreu i KQZ-së Klement Zguri është kërcënuar ditën e sotme me jetë e jo vetëm ai por dhe familja e tij. Ndërkohë që sot në mbledhjen e radhës punonjësit e gardës kanë qënë të shtuar në numër, çka ka rritur dyshimet për kërcënime të tjera.

Tashmë është bërë publik mesazhi i ardhur në llogarinë e Facebook të Klement Zgurit.

“O m*t, do të vras ty edhe familjen.” Ka qenë ky mesazhi që ka marrë kryetari i KQZ-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi është dërguar nga shtetasi E.Pjetrini, ndërsa zoti Zguri është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës për shkak të kërcënimeve që ka marrë pas votimeve të 30 qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë të premte efektivë të shumtë të Gardës së Republikës janë parë në zyrën Zgurit, po ashtu dhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?