”O qyqa, o zoti madh”! Konflikt për pronën në Pukë, përdoren ko*ore dhe s*pata
Prona vijon që të shqetësojë familjet shqiptare dhe të shkaktojë konfikte që çojnë edhe në vrasje. Anëtarët e dy familjeve në Pukë janë përplasur me njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre prej tyre, përkatësisht Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku.
Në media kanë qarkulluar pamjet e këtij sherri, ku shihen anëtarët e dy familjeve, të cilët përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë. Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie.
“O qyqa, o zoti madh” dëgjohet të thërrasë një prej anëtareve të familjeve, ndërsa të tjerë shajnë: “Ooo të q*iva robt, shko se ta ngula në kokë”. Po ashtu i është thyer xhami makinës që drejtonte Hil Zefi. Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë shoqëruar në komisariat Kol Mark dhe Florin Zefi, ndërkohë që familja Zefi ka reaguar duke thënë për News24 se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.