“O Tërmet o Korona”, batuta e kryebashkiakut të Tepelenës me kryeministrin Rama
Edhe pse jemi në një situatë të vështirë për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi në komunikimet e kryeministrit Rama nuk kanë munguar as batutat.
Sot kreu i qeverisë zhvilloi një bisedim virtual me kryetarët e bashkive që nuk janë prekur nga koronavirusi.
Rama shkëmbeu disa batuta me kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.
Edi Rama: Tërmet, të lutem Tërmet se ti je i lëvizur shumë. Duhet të bësh çmos që kjo hapje mos të na turpërojë atje në Tepelenë me historira që pastaj kthehen në zinxhir epidemik.
Tërmet Peçi: Urdhri jot zbatohet, nuk diskutohet. Këtu o Tërmet o korona, s’bëhet fjalë. Po dëgjomë mua. Mendoj që deri tani masat të gjitha janë zbatuar me përpikmëri deri më një. Unë sot vij nga Lobsi, Lobsi është kufi me Vlorën. Falë masave që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast dhe shpresojmë dhe besojmë që me këto masa dhe me bekimin e Allahut të mos kemi asnjë rast. Temelana është model.
Edi Rama: Deri tani model jeni, por të lutem sepse hapja ka sfidat e veta. Këtu është e rëndësishme të punojmë me njerëzit. Prandaj njerëzit e bashkisë duhet të futen në komunikim me njerëzit dhe të përçojnë mesazhet.