“O Zot…”! Lot dhe britma nga familjarët, pamjet e pritës ku u ekzekutua “Kumbari” i Shkodrës
Ne Dobraç Shkodër duke udhëtuar me mjet është vrarë me armë zjarri Bardhok Pllani. Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka rrethuar zonën, dhe në ndihmë po i vjen dhe FSHN. Ndërkohë në foton e mëposhtme është Bardhok Pllani, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme.
Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe policia po bën kontrolle të imtësishme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, aty ku kanë pikasur edhe një mjet që po digjej.
Bëhet e ditur se Pllani ishte në kërkim nga policia pasi në dhjetor të vitit të shkuar dyshohej si një nga autorët e të shtënave me armë drejt banesës dhe lokalit të një polici të shqiponjave.