“O Zot më merr”, 75 vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt
Një 75 vjeçar nga qyteti i Përmetit është hedhur nga kati i katërt i apartamenti ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani.”
Sipas dëshmitarëve okularë, 75 vjeçari Xhelil Muco para se të kryente aktin, ka vendosur një jastëk (siç duket në foto) tek parmaku i dritares, ka thirrur “O Zot më merr” dhe menjëherë është hedhur.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe autoambulanca e cila e ka transportuar në gjende të rëndë të moshuarin. Pak minuta më pas, Muco ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në kokë.