“O zot mëshiroje”, fjalët e bashkëshortes së mjekut që vdiq nga COVID-19

Koronavirusi i mori jetën sot mjekut Ilirjan Daçi. Por, në kohën që mjeku i ndierë luftonte me jetën, bashkëshortja e tij, tre ditë më parë, kishte bërë një postim prekës në rrjetet sociale. Ajo shkruan se mjeku Draçi pati një jetë të tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim.

“Një jetë e tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim. Sot të duhet të vraposh për jetën tënde me guxim. Vallë, a nuk është jeta në borxh me ty?
O Zot, ti që na e jep dhe merr jetën. Mëshiroje robin tënd që nxitoi e s’mundi ta shijonte diellin tënd në lindje e perëndim, jepi o Zot një mundësi të dytë, të shoh dritën tënde përsëri në agim! Amin!” shkruan bashkëshortja e mjekut te ndierë.

Mjeku Ilirjan Draçi, ishte pjesë e stafit të ekipit shëndetësor të poliklinikës së specialiteteve nr.1. Lajmi për vdekjen e tij u bë publik nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

SHKARKO APP