Obama: Marrëveshja e Parisit, shansi më i mirë për të shpëtuar planetin

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka përshëndetur marrëveshjen e klimës arritur në Paris si të fortë dhe historike, duke e quajtur atë shansin më të mirë për të shpëtuar planetin nga efektet e ndryshimit të klimës globale.

"Sot populli amerikan mund të jetë krenar, sepse kjo marrëveshje historike është një vlerë për lidershipin amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë shtatë viteve të fundit, ne kemi transformuar Shtetet e Bashkuara në udhëheqës global në luftën kundër ndryshimeve klimatike", tha Obama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se marrëveshja tregon se çfarë është e mundur kur bota qëndron si një, duke shtuar se kjo marrëveshje paraqet shansin më të mirë që kemi për të shpëtuar një planet që ne kemi.

Duke folur në Shtëpinë ë Bardhë, disa orë pas përfundimit të kësaj marrëveshje, Obama tha se "asnjë marrëveshje nuk është e përsosur, duke përfshirë edhe këtë," dhe se negociatat që përfshijnë rreth 200 kombe janë gjithmonë të vështira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?