Objekt 6-katësh mbi “Ujin e Ftohtë”, PD padi penale ndaj Tërmet Peçit dhe Zamir Dedejt

Anëtari i Kryesisë së PD dhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në këtë parti, Jamarbër Malltezi paralajmëron padi penale për kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe për drejtorin e përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej.

Shkak për këtë, sipas Malltezit, është bërë lejimi i ndërtimit të një objekti 6-katësh në shtratin dhe në monumentin e natyrës “Uji i Ftohtë”.

Në një postim të tijin në Facebook, zyrtari i selisë blu tregon edhe ligjet që shkel ky veprim.

“Padi penale per Termet Peçin dhe Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”. Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar”, shkruan në postimin e tij Malltezi.

SHKARKO APP