OBSH jep alarmin: Covid-19 është në fazë kritike

Covid-19 është në një fazë kritike. Këtë e thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, kjo pasi prej 7 javësh bota ka parë rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve. “Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja po rritet në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Kreu i përgjithshëm i OBSH-së, gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë të hënën deklaroi se veçanërisht të prekura janë disa vende në Azi dhe Lindjen e Mesme. ”Në janar dhe shkurt bota pa gjashtë javë rresht të rasteve në rënie. Tani kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Nga ana tjetër, kjo situatë vijon përkundër faktit se më shumë se 780 milionë doza vaksinash janë administruar globalisht, duke shtuar se ato janë një mjet jetik dhe i fuqishëm, por nuk mjaftojnë për ta ndalur pandeminë.

SHKARKO APP