OBSH në alarm: Çdo minutë dikush vdes nga Covid-19
Organizata Botërore e Shëndetit ka vlerësuar se situata epidemiologjike në SHBA është shokuese.
Drejtor i Departamentit për Situata të Jashtëzakonshme pranë OBSH-së, Mike Ryan, ka thënë se një e treta e sëmurëve në botë vijnë nga SHBA-të.
“Epidemia në SHBA është e tmerrshme, po përhapet kudo. Të dhënat janë shokuese, ato tregojnë se çdo minutë në SHBA vdesë një apo dy persona, dhe po flasim për vendin me një sistem të fortë shëndetësorë dhe kapacitete të papara teknologjike”- ka thënë ai.
Në anën tjetër, kreu i OBSH-së, Tedros Adanom Gebreyesus, ka thënë se është duke pritur që të vendosë kontakte me ekipin trazicional të presidentit të ri të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden.
Kujtojmë që administrata e Donald Trumpit, pati paralajmëruar se do të largohet nga OBSH-ja sepse “është shumë e varur nga Kina dhe korrupsioni”, kurse Biden ka treguar interesim që një vendim të tillë ta ndryshojë.