OBSh: Omicron mund të kolapsojë sistemin shëndetësor

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin në lidhje me rritjen e infektimeve si pasojë e variantit Omicron. OBSh ka paralajmëruar se pacientët e infektuar me variantin e ri mund të mbingarkojnë spitalet dhe të kolapsojnë sistemin shëndetësor.

Parashikohet që përhapja e variantit të ri të koronavirusit do të mund të shkaktonte një lloj kolapsi shëndetësor, pavarësisht nga studimet që pohojnë se simptomat e Omicron janë të lehta.

Sipas OBSh shtrirja e infektimeve do të ndodhë tek pacientët e pavaksinuar, që për pasojë do të mund të nxiste dnjë lloj kaosi në sistemin shëndetësor në mbarë botën, por edhe në dikastere tjera.

Megjithatë, ekspertë të OBSH-së, tregojnë se në Afrikën e Jugut, vend ky ku më 24 dhjetor për herë të parë u shfaq varianti i ri i coronavirusit, është evidentuar zvogëlim i rasteve me Omicron me 29%.

SHKARKO APP