OBSH paralajmëron: Heqja e masave shtrënguese shumë shpejt, mund të shkaktojë rikthim vdekjeprurës të infeksionit
Heqja e masave izoluese kundër përhapjes së koronavirusit shumë herët, mund të shkaktojë një “rikthim vdekjeprurës” në infeksione, ka paralajmëruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të tregohen të kujdesshëm në drejtim të lehtësimit të kufizimeve, edhe pse disa luftojnë me ndikimin ekonomik.
Ai tha se kishte një “ngadalësim të mirëpritur” të epidemive në disa vende evropiane.
Por ka një “përshpejtim alarmant” në vendet e tjera përfshirë Afrikën.
Në nivel global ka 1.6 milionë raste të koronavirusit dhe 97,000 vdekjeve.
Dr. Tedros tha që OBSH po punonte me vendet për të formuar strategji për lehtësimin e kufizimeve.
“Unë e di se disa vende tashmë po planifikojnë kalimin jashtë kufizimeve të qëndrimit në shtëpi. OBSH dëshiron të shohë heqjen e kufizimeve aq sa kushdo. Në të njëjtën kohë, heqja e kufizimeve shumë shpejt mund të çojë në një ringjallje vdekjeprurëse” tha ai gjatë një konference virtuale në Gjenevë.