OBSH paralajmëron: S’është formulë magjike! Vaksina mund të mos dalë para vitit 2022

“Vaksina kundër koronavirusit mund të mos mbërrijë menjëherë te të gjithë njerëzit, përpara vitit 2022”, paralajmëron OBSH.

Sipas një prej shkencëtarëve të agjencisë së OKB-së, “vaksina nuk është një formulë magjike që do të mbërrijë në janar dhe do të zgjidhë të gjitha problemet e botës”.

“Do të duhet ende shumë kohë deri sa të arrihet imuniteti i tufës, me rreth 60-70% të popullsisë së imunizuar do të jetë më e lehtë ndërprerja e transmetimit”, u shpreh Soumya Swaminathan.

Numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit ka arritur në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins. Sipas të dhënave, janë më shumë se 27.7 milionë raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën.

SHKARKO APP