OBSH: Përhapja e koronavirusit e përqendruar në pesë shtete. Mund ta mundim këtë virus

Edhe pse koronavirusi është përhapur në 62 vende, pjesa më e madhe e rasteve janë shfaqur në pesë shtete, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke argumentuar se shmangia e një përhapjeje globale është ende e mundur.

Nga më shumë se 88 900 raste globale nga Covid-19, 90% janë raportuar nga Kina, shumica e të cilëve janë nga epiqendra e shpërthimit në provincën Hubei.

“Jashtë territorit të Kinës, janë raportuar më shumë se 8 700 raste, ku katër vende përbëjnë 81% të kësaj shifre”, deklaroi Ghebreyesus, duke shtuar se shqetësimet më të mëdha janë në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe Japoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Mund ta mundim këtë virus”, shtoi Ghebreyesus, duke argumentuar se të gjitha vendet mund ta kufizojnë përhapjen e virusit nëse ndërmarrin një veprim vendimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?