OBSH plas bombën: Viktimat nga Covid mund të jenë 3-fish më të larta nga sa raportohet

A janë shifrat që tregojnë shtetet të sakta për pandeminë e Covid-19? Çështja nëse viktimat dhe të prekurit nga koronavirusi janë realisht sa raportohen nga autoritetet, është një ndër temat që ka qenë pjesë e diskutimeve në shumë vende të botës.

E këtë gjë e konfirmojnë dhe autoritetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët kanë dalë me një deklaratë tronditëse në lidhje me fatalitetet që ka shkaktuar pandemia e Covid-19.

Sipas zv/presidentes së përgjithshme të OBSH, Samira Asma, numri i personave që kanë humbur jetën në mënyrë direkte apo indirekte nga koronavirusi janë dyfish ose trefish më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?