OBSH rekomandon marrjen e 6 masave konkrete nga qeveritë, njëra prej tyre shtimi i testimeve
Sipas drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, vendet që kanë ndërmarrë politika kufizuese për qytetarët e tyre kanë krijuar një hapsirë që i jep kohë për veprim dhe kjo hapsirë duhet përdorur.
Sipas tij, ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ai rekomandon e ku përfshihen vendosja në dispozicion e fuqisë punëtore, gjetja e çdo rasti të dyshuar, rritja e testimeve etj.
“Ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ne rekomandojmë. Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe vendosni në dispozicion të gjithë fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik; Së dyti, zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel e komuniteti; Së treti, rritni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testeve; Së katërti, identifikoni, adaptoni dhe pajisni infrastukturën që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët; Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet; Dhe e gjashta, përqendroni të gjithë qeverinë në shtypjen dhe kontrollin e COVID-19. Këto masa janë mënyra më e mirë për të shtypur dhe ndaluar transmetimin, në mënyrë që kur të hiqen kufizimet, virusi mos të rishfaqet”, tha kreu i OBSH-së.