OBSH shuan shpresat, del aksidentalisht dokumenti

Edhe pse vaksina ende nuk është krijuar për të luftuar Covid-19, shpresat e shkencëtarëve mbeten tek disa ilaçe. Por një ilaç i mundshëm antiviral për virusin, raportohet se ka dështuar në provën e parë klinike.

Kishte shumë shpresa që Remdesivir mund të trajtonte pacientët me Covid-19, por një test në Kinë tregoi se ilaçi nuk kishte qenë i suksesshëm, sipas draft dokumenteve të publikuara aksidentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH ka fshirë studimin për Remdesivir, i cili u provua në mbi 200 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 14% humbën jetën. Testet klinike u ndërprenë për shkak të efekteve anësore të ilaçit në fjalë.

Ditë më parë një spital në Çikago kuroi pacientë të shumtë me Remdesivir, gjendja e të cilëve përmirësohej brenda 14 ditëve. Kjo nxiti shpresa për një përdorim të gjerë, por që u shuan nga rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

SHKARKO APP