OBSH tërheq vëmendjen, kujton kushtet: Ja ç’duhet të plotësojnë vendet para se të vendosin për lehtësimin e masave

Nderkohe që disa vende kane tentuar lehtesimin e masave te kufizimit, siç ndodhi se fundi ne Austri e sot edhe ne Danimarke me vendimin per rihapen e shkollave fillore dhe te cerdheve, OBSH terheq vemendjen per shume kujdes ne heqjen e masave te izolimit.austria

Gjithcka ndodh kur bota po shenon gjithnje e me shume raste te te infektuarve, e po ashtu edhe vdekje, me rekode tragjike, se fundi ne SHBA, Britani, Itali, por edhe vende te tjera dhe nderkohe qe Franca ka vendosur blllokimin deri me 11 maj, kurse Britania e Madhe, deri me 7 maj.

Çfarë thotë OBSH-ja për heqjen e masave të izolimit?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar gjashtë kushte për vendet që konsiderojnë relaksimin e izolimit:

  • Transmetimi duhet të kontrollohet;
    – Sistemet shëndetësore kanë kapacitet për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;
    – Rreziqet e shpërthimit në ambiente të veçanta, si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve, minimizohen;
    – Masat parandaluese ndërmerren në vende të punës, shkolla dhe vende të tjera ku njerëzit domosdoshmërisht shkojnë;
    – Rastet e importuara menaxhohen;
    – Komunitetet janë plotësisht të informuara, të angazhuara dhe të afta për t’u përshtatur me “normën e re”.

SHKARKO APP