OBSH: Testoni!/ Berisha: Të nisin testimet masive, ulet numri i viktimave

Placeholder Image

Nga Sali Berisha

‘Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur’

Ky është urdhri i sotëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë!

Të dashur miq, kjo është goditje fatale për praktiken kriminale të Edvin Çekap Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes, të cilët për 51 të sëmurë me coronavirus kanë bërë gjithsej vetëm 560 testime nga 1500-2000 testime që duhet të kishin bërë në minimum për të luftuar epideminë.

Miq, këtë politike te papërgjegjshme me pasoja tejet te renda te xhahilëve Edvin Çekap Mafia dhe Ndrikull Hajni Maska e kam denoncuar për një jave rresht me një ose dy statuse çdo dite si një praktike antishkencore, si një kapitullim para epidemisë, si hapje e portave virusit per te infektuar masivisht njerëzit.

Kjo politike kriminale u ndoq për dy qëllime kryesore.

Se pari për te kursyer dhe mos shpenzuar para për testin, i cili natyrisht kushton, por e paçmuar është jeta e njeriut dhe jo kitet e tamponët e testit.

Me këtë politike te papërgjegjshme Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska i dhëne coronavirusit liçensen e infektimit e pse jo te marrjes se jetës potencialisht te cilitdo qytetar.

Sot te dashur miq ju keni një status te hedhur ne mëngjes ne te cilin sillen studime qe kane provuar se testimet e gjera te popullatës u shoqëruan nga një vdekshmëri mbi 8 here me te ulet se sa testimet e kufizuar!

Se dyti, duke kufizuar testin Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska ne mënyre po kriminale me qellim te fshihnin përmasat e vërteta te epidemisë se koronavirusit pasi nuk testonin ata qe potencialisht ishin dhe duheshin testuar.

Duke dënuar me forcën me te madhe si kriminale praktiken e kufizimit te ndjekur gjer sot kërkoj:

1-Te marre fund menjëherë kjo praktike e papërgjegjshme antishkencore.

2-te zbatohet standardi i testimit rreth 30 vete për person te infektuar dhe shume me tepër ne qendrat qe marrin potencialin e nje bombe virale siç janë spitalet jo infektive

3-te decentralizohet ne katër rajone te vendit bërja e testit te coronavirusit.

Këtu me poshtë keni deklaratën e Drejtorit te Përgjithshëm te OBSH. sb

Testoni, testoni, testoni’/ ‘Shuplaka’ e OBSH për Edi Ramën

Shqipëria ka regjistruar një numër shumë të vogël testimesh për koronavirusin, ndërsa kryeministri Edi Rama jep çdo ditë nga shtëpia e tij në Surrel urdhra për gjoba, sekuestrime dhe ndalime.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi të hënën ato vende që nuk po bëjnë testime të pacientëve të dyshuar me coronavirus.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSHE, Tedros Adhanom paralajmëroi se pandemia nuk do të largohet në këtë mënyrë.

Ai bëri thirrje për testime, testime, testime.

‘Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur’, tha ai.

Dy vende duket se kanë dalë më të fituar nga beteja me koronavirusin. Koreja e Jugut ka vendosur një shembull brilant, pasi ka testuar mijëra e mijëra njerëz në kohë rekord, duke i lokalizuar të prekurit dhe izoluar.

Kurse Kina ia doli me masa ekstreme izolimi dhe me premtimin se do të rimbursonte të gjitha qytetarët dhe bizneset e prekura nga kriza ekonomike.

Qeveria shqiptare e Edi Ramës nuk po bën asnjërën nga këto pasi miliardat kanë shkuar për koncesionet e një grushti njerëzish. Kryeministri po bën vetëm një gjë: përhapje e panikut dhe premtime për gjoba, gjoba, gjoba…

SHKARKO APP