OBSH: Thyhet rekordi i ri botëror i rasteve me Covid-19 brenda një dite, mbi 284 mijë të infektuar
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi një rritje rekord në rastet globale me koronavirus të premten (24 korrik), ku u regjistruan 284,196 të infektuar në 24 orë.
Gjithashtu u shënuan edhe 9,753 vdekje, rritja më e madhe një-ditore që 30 prilli ku u shënuan 9,797 viktima.
Rekordi i mëparshëm i paraqitur nga OBSH ipër rastet e reja, ishte 259.848 të tilla në 18 korrik, shkruan Reuters.
Numri i vdekjeve ka qenë mesatarisht 5,000 në ditë gjatë muajit korrik, nga një mesatare prej 4,600 në ditë në muajin qershor.
Deri më tani, në të gjithë botën janë shënuar 642 mijë viktima dhe janë regjistruar rreth 16 milion të infektuar, sipas Worldometers.