OBSH tregon se kur mund të përfundojë Covid-19: Gripi spanjoll zgjati 2 vite

Lufta me Covid-19 e ka lodhur botën dhe të gjithë duan të dinë se kur do të marrë fund ky normalitet. Duke iu referuar eksperiencës së kaluar me viruse të ngjashme me Covid-19, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, shpreson se kriza e Covid-19 mund të përfundojë në më pak se dy vjet.

“Pandemia e gripit spanjoll e vitit 1918 zgjati dy vjet dhe më pas përfundoi. Sot gjërat ndryshojnë, kemi më shumë teknologji, natyrisht më shumë qarkullim, virusi ka më shumë shanse për t’u përhapur dhe mund të lëvizë shpejt”, tha kreu i OBSH-së.

Sipas raporteve më të fundit, më shumë se 22.81 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi në gjithë botën dhe 793,382 kanë vdekur.

SHKARKO APP