OBSH: Varianti afrikan i Covid-19 është një shqetësim i madh
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shprehet e shqetësuar për variantin e ri të Covid-19. Varianti me emrin Omicron, u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor. I njohur më parë si B.1.1.529, ai është identifikuar gjithashtu në Belgjikë, Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.
OBSH tha të premten se provat e hershme sugjeronin një rrezik në rritje të riinfeksionit me këtë variant. Në një deklaratë të premten, ku zyrtarisht është emëruar edhe varianti i ri, organizata tha se numri i rasteve të këtij varianti duket se po rritet në pothuajse të gjitha provincat e Afrikës së Jugut.
”Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese”, thuhet në një deklaratë. Nuk është e pazakontë që një virus të ndryshojë me kalimin e kohës. Një variant bëhet një variant shqetësues kur ai mutacion mund të ndikojë në gjëra të tilla si transmetueshmëria, virulenca ose efektiviteti i vaksinave.
KOHA JONË SONDAZH

