OBSH: Veç vaksina mund ta ndalë përhapjen e Covid-19

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se vetëm një vaksinë efektive kundër koronavisurit, mund ta ndërpresë plotësisht përhapjen e sëmundjes në gjithë botën. Shumica e ekspertëve thonë se një vaksinë, që u jep njerëzve imunitetin ndaj koronavirusit, nuk do të zhvillohet dhe prodhohet në masë për të paktën një vit.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se “lidhjet globale”, nënkuptojnë se rreziku i ringjalljes së virusit do të mbetet prezent. “Në fund të fundit, zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efektive do të jetë e nevojshme për të ndërprerë plotësisht transmetimin”. Në konferencën për media, Ghebreyesus sërish iu bëri thirrje vendeve të mos nguten me heqjen e kufizimeve të distancës fizike, derisa të vendosen masat e duhura të shëndetit publik.

OBSH-ja vlerëson se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri është 10 herë më vdekjeprurëse sesa pandemia e gripit të derrit të vitit 2009. Pandemia e virusit H1N1 në vitin 2009, vlerësohet të ketë vrarë rreth 200,000 njerëz në të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?