OBSH zhgënjen me hetimet, por del me dy teori për Covid-19: Wuhani jo vendi i parë…
Kur e gjithë bota priste për të mësuar sesi lindi dhe u përhap Covid-19, ekspertët e OBSH-së kanë zhgënjyer me hetimet 4 javore në Wuhan, në procincën kineze ku u raportuan edhe rastet e para me virusin vdekjeprurës që ka mbërthyer botën. Shkencetari kinez Liang, në një përmbledhje e të dhënave u shpreh se nuk është arritur ende të përcaktohet se nga cila kafshë është përhapur Covid-19.
”Provat të gjetura në lakuriqët e natës dhe panolinat sugjerojnë që Covid-19 mund të jetë shpërndarë nga këta. Por virusi nuk përputhet 100 për qind, çfarë sjell në dyshime se virusi mund të ketë origjinën nga kafshët e tjera siç janë macet. Por nuk ka ende kërkime të mjaftueshme për t’u ditur me siguri. Kërkimi duhet të përqendrohet në mënyrën se si virusi qarkullon në kafshë para se të infektojë njerëzit”,-u shpreh ai.
Ekspertet dyshojnë se Wuhani nuk ka qenë vendi i parë ku janë shfaqur rastet me Covid-19, ata shprehen të sigurt që virusi nuk është përhapur para dhjetorit të 2019. ”Nuk ka asnjë tregues të përhapjes së Sars-Cov-2 në popullatë para dhjetorit 2019, dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse ishte përhapur në Wuhan. Ne morëm mostra nga 4500 projekte kërkimore në të gjithë provincën Hubei dhe nuk gjetën shenja të virusit. Ne gjithashtu analizuam të dhënat e farmacive për vitin 2019 për të parë nëse kishte një rritje në shitjet e ilaçeve të kollës dhe ilaçeve të tjerë të lidhur me simptomat e Covid-19, por nuk gjetën prova të mjaftueshme për të treguar transmetimin para dhjetorit”,-thanë ata më tej.
Shkencëtarët e OBSH-së thanë se është jashtëzakonisht e pamundur që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që kjo teori të mos zhvillohet më tej. Ekipi arriti në përfundimin se shpjegimi më i mundshëm është se virusi kaloi nga një kafshë te një tjetër ndërmjetëse që ka rënë në kontakt të ngushtë me njerëzit, para se të bënte kalimin te njerëzit.
Teoria e dytë më e mundshme është që virusi u hodh drejtpërdrejt nga mbartësi i tij te njerëzit dhe i konsideroi lakuriqët e natës si një burim të mundshëm. Dr. Embarek bëri thirrje që të kryhen më shumë kërkime në të dyja këto teori. Dr. Liang Winnian, kreu i ekipit hulumtues të Kinës, shtoi se ndërsa transmetimet nga kafshët te njerëzit përmes lakuriqëve të natës mbeten origjina më e mundshme e Covid-19, kjo akoma nuk është vërtetuar.