Oda e Afarizmit Kosovë kërkon sqarime për rastin ELKOS
Oda e Afarizmit të Kosovës disa ditë më parë i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me deklaratat e publikuara nga Ramiz Kelmendi nga i cili ka marrë një përgjigje nga e cila OAK nuk ka qenë plotësisht e kënaqur.
Në letrën e dërguar z. Veliaj thotë se hapësira e blerë nga ELKOS dhe disa hapësira të tjera janë të dedikuara për ndërtimin e Terminalit Hekurudhor të qytetit.
Në letrën e dërguar nga OAK, shprehet shqetësimi se pse është lejuar ELKOS të blejë tokën dhe pse i është dhënë leja ndërtimore nga z. Veliaj dhe është lejuar që të bëjë pagesën për ndërtim në shumën prej 1.2 milion euro, duke qenë në dijeni për vendimet që janë marrë për ndryshimin e destinimit.
Oda e Afarizmit të Kosovës shpreson në një zgjidhje të kësaj çështje.
Reagimi i Odës së Afarizmit të Kosovës
Ju falenderojmë përgjigjen e dërguar në Odën e Afarizmit të Kosovës me rastin e kërkesës sonë dërguar tek Ju në lidhje me shqetesimin e shprehuar nga ne në lidhje me ankesën publike të berë nga z. Ramiz Kelmendi, pronar i Kompanisë ELKOS GROUP në lidhje me moslejimin e ndërtimit të objektit në Tiranë.
Oda e Afarizmit të Kosovës e lexoi me vëmendje përgjigjen e dërguar nga Ju dhe ka nevojë për disa sqarime shtesë :
I nderuari z. Veliaj
Ju keni deklaruar në përgjigjen tuaj se: Me anë të vendimit nr. 445, datë 22.05.2013, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Bashkinë Tiranë, si autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion vendor të projektimit të ndërtimit, financimit, operimit dhe transferimit të terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës.
Pyetja është :
1. Përse nuk e keni njoftuar investitorin në fjalë për planet e juaja që I keni që nga viti 2011- të në lidhje me ketë hapësirë, duke marrë parasysh se para se te blehet kjo tokë nga ana e ELKOS-it, Ju jeni kontaktuar nga kompania dhe e keni përgëzuar z. Kelmendi për vendimin për hapjen e qëndres tregtare e pastaj kompania kanë filluar procedurat për blerjen e tokës.
2. Përse Ju përsonalisht keni nënshkruar lejën e ndërtimit në qërshor të vitit 2018-të edhe pse keni qenë të njoftuar për projektët e juaja të cekura në letrën e dërguar?
3. Përse lejuat që investitori ti plotësoje të gjitha dokumentët e nevojshme për leje të ndertimit dhe ta bejë pagesën e lejës së ndërtimit në vlerë prej 1.25 milion në fund të vitit të kaluar (2018-të)?
4. Duke marrë parasysh se Ju keni dhenë leje në vitin 2018-të, përse nuk po lejoni ekzekutimin e vendimit tuaj, por po pengoni me anë të inspektoreve komunalë?
KOHA JONË SONDAZH

