Odeta Nishani, mesazh për qytetarët në mbyllje të mandatit presidencial
Zonja e Parë, Odeta Nishani, në mbyllje të mandatit presidencial ka publikuar një mesazh për gjithë qytetarët.
Nishani falënderoi qytetarët për mbështetje që i kanë dhënë. “Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta”,- shkruan Zonja e Parë në Facebook.
Mesazhi i plotë i Zonjës së Parë, Odeta Nishani:
“Në dashur miqtë e mi,
Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë. Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës. Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta”.
KOHA JONË SONDAZH

