Oerd Bylykbashi tregon çfarë pret prej Sali Berishës

Duke e konsideruar një forcë të jashtëzakonshme politike, deputeti Oerd Bylykbashi e bën përgjegjës që Sali Berisha nuk reagoi në kohë dhe të mos e linte PD-në të rrëshqiste, po aq sa edhe për përzgjedhjen e Bashës.

”Berisha është jo vetëm një lider historik i PD, por pjesë e rëndësishme e trashëgimisë politike. PD nuk është prodhuar vetëm prej tij por është i rëndësishëm. Është forcë politike e jashtëzakonshme. Pavarësisht moshës idetë e tij për demokracinë janë të forta dhe po aq të reja. Ka përgjegjësinë që nuk i bëri në kohë, që të mos rrëshqiste ka përgjegjësi për Bashës, që e përzgjidhi që e solli papritur në politikë, por shansi i jepet edhe të rinjve. Mua më janë dashur vite derisa të arrija deputet në PD. Kurse Basha ka krijuar një lloj ashensori ku ngjitet kushdo Basha. Berisha ka përgjegjësi nuk u shpreh në kohë, edhe pse unë e di që në 2017 me ka thënë që Basha duhej të largohej. Berisha kishte marrë vendimin të tërhiqej”,-tha në ”A2cnn”.

Po ashtu ai thekson se lëvizja e fundit e Berishës do të demokratizojë PD dhe do ta çojë drejt fitores. Ndër të tjera, Bylykbashi tha se pret që Berisha të realizojë ato premtime që ka thënë në të kundërt, kjo do të ishte kosto dyfish për të dhe PD.

SHKARKO APP