“Ofendoi shqiptarët”, Spahia: Fjalori i Ramës i turpshëm, i pamoralshëm e vulgar

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që kryeministri të ofendonte publikisht popullin e tij. Denoncimi është bërë nga deputeti demokrat Bardh Spahia.

Por ja që ndodhi edhe kjo, kur në krye të vendit është Edi Rama. I ndodhur në mes të akuzave dhe protestave popullore kundër vendimeve të tij, Rama sot ka rrëshqitur totalisht gjatë fjalimeve në Kuvend.

“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit qe i thua atij te shkretit ngrihu, ngrihu, por me kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”, tha Edi Rama sot në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan Bardh Spahia:

Swiss Digital Mobile Reklama

Per here te pare ne historine e Shqiperise kryeministri ofendon publikisht popullin te cilin duhej te drejtonte. Duke ju referuar fjales se kryetarit te opozites i cili tha se do perballej me ngritjen popullore per taksat tejet te larta, kryeministri me i turpshem i historise se Shqiperise tha:

“Kjo puna e popullit eshte si puna e atij muhabetit qe i thua atij te shkretit ngrihu ngrihu por me kot se ai nuk ngrihet e rri me koke poshte”. I turpshem, i pamoralshem dhe qartesisht ofendues ne krahasimin e tij tejet vulgar.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?