Oferta të papërgjegjshme – APP ndryshon rregullat, operatorët s’do njihen me fondin limit të tenderit

Agjencia e Prokurimit Publik ka ndryshuar rregullat për tenderët me vlerë të vogël, pas konstatimeve një numri të lartë të ofertimeve të papërgjegjshme nga ana e operatorëve ekonomikë.

Sipas APP-së operatorët ekonomikë nuk përllogarisnin ofertat e tyre në bazë të nevojave që autoritetet kontraktore kanë për mallra apo shërbime, por vetëm mbi vlerën e prokurimit.

Kjo praktikë ka sjellë më pas dështime të procedurës për shkak të tërheqjes së përsëritur të operatorëve, të cilët nuk mund të kryenin detyrimet e kontratës për të cilën ishin shpallur fitues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Referuar udhëzimit të ri, operatorët ekonomikë nuk do të njihen paraprakisht me fondin e përllogaritur nga autoriteti kontraktor, por vetëm me objektin e prokurimit dhe sasinë e kërkuar nga autoriteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që, pavarësisht se fondi limit nuk do të pasqyrohet në urdhrin përkatës së prokurimit, autoriteti kontraktor do të kryejnë përllogaritjen e fondit limit sipas parashikimeve ligjore në fuqi, e cila do t’i shërbejë jo vetëm për të krahasuar ofertat e paraqitura, por edhe për efekt të ruajtjes së vlerës së pasqyruar në regjistrin e parashikimeve të procedurës së tenderimit.

Këto ndryshimeve vijnë pak kohë pasi Komisioni parlamentar i Ekonomisë adresoi kritika të forta mbi transparencën dhe deformimin e konkurrencës së ndershme si pasojë e praktikave korruptive.

I njëjti komision ngriti shqetësimin se aktualisht nuk ka asnjë institucion që kontrollon dhe vlerëson sesi zhvillohen procedurat tenderuese dhe sesi shpenzohen paratë publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?