Oficerë që presin Princ Vidin në Durrës, viti 1914 (foto)
Aktualitet Kryesore E Premte, 13 Gusht 2021 14:54
Pas disa kërkimeve në arkiva dhe në libra të vjetër, më rezulton se yjet në flamurkat që mbajnë nxënësit në pritjen e Vidit më 7 mars 1914, nuk simbolizojnë ndonjë gjë të veçantë. Ato u përdorën thjesht për atmosferë, pasi organizatorët nuk kishin patur kohë të gjenin diçka më të mirë. Flamurkat ishin kryesisht të periudhës para ardhjes së Vidit, kur në Durrës kishte patur selinë Pleqësia e Esat pashës.
Në librin për Esat pashën kam shkruar kështu:
“Në parkun me shelgje dhe akacie përpara Konakut, ishin rreshtuar nxënësit e shkollave që mbanin flamuj të kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe, mbi të cilën ishte shtuar ylli i bardhë, një simbol asnjanës për të mos fyer as të krishterët dhe as myslimanët. Ylli, që thuhej se ishte propozuar nga Esat pasha, shihej nga disa të krishterë si përpjekje për të ruajtur kujtimin e sundimit osman. Ndërkaq, një pjesë e flamurëve më të vegjël që mbanin nxënësit, kishin vetëm yllin e bardhë në mes të fushës së kuqe dhe asgjë tjetër dhe duhet të ishin nga ata që përdorte pleqësia e Esatit muaj më parë.”
KOHA JONË SONDAZH

