Oficerë sigurie në shkolla, LSI: Nxënësit nën diktatin e trafikut
Pas deklaratës së kryeminisrit Edi Rama, se do të angazhohen 150 oficerë sigurie në shkollat e vendit, ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, shkruan në një postim në facebook, se nxënësit nuk mund të jenë nën diktatin e trafikut. ”Me urdhërin e këtij kryeministri u përdorën në fushat dhe po me urdhër të këtij kryeministri, menaxhuan projektin e kanabizimit të vendit. Qytetarët nuk kanë nevojë për një kryeministër që propozon projekte të diktuar nga trafiku dhe oligarkia”,-shkruan Braimllari.
Postimi
Kryeministri qesharak duhet të kuptojë që shkollat dhe nxënësit nuk ruhen nga diktati i uniformës së policisë. Ky Kryeministër nuk mundet të vendosi nxënësit nën diktatin e trafikut.
Janë ende në kërkim oficere policie për trafikimin e lëndëve narkotike. Akoma nuk kemi një reagim të kryeministrit për këtë çështje.
Me urdhërin e këtij kryeministri u përdorën në fushat dhe po me urdhër të këtij kryeministri, menaxhuan projektin e kanabizimit të vendit. Qytetarët nuk kanë nevojë për një kryeministër që propozon projekte të diktuar nga trafiku dhe oligarkia.
KOHA JONË SONDAZH

