Oficerët e policisë gjyqësore me paga të reja! Ligji i ri merr fuqi ligjore pas dy javësh

Ligji i ri për Policinë Gjyqësore është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, duke kaluar në këtë mënyrë hallkën e fundit proceduriale për të nisur zbatimin e tij.

Ndër të tjera, ligji i ri ndryshon ëdhe trajtimin financiar për punonjësit e Policisë Gjyqësore. Referuar ligjit të ri, paga e oficerit të Policisë Gjyqësore do të jetë e barabartë me 60 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit që ushtron funksionet pranë tyre

Paga e oficerit të Policisë Gjyqësore, në seksione të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Prokurorinë e Përgjithshme është e barabartë me 60 për qind të pagës bruto fillestare të prokurorit që ushtron funksionet pranë tyre, sipas legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” përcaktohet në ligjin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 5 vjetësh në shërbim në seksionin e Policisë Gjyqësore, për çdo vit vjetërsi, deri në 25 vjet shërbim, kjo pagë shtohet me 2 për qind në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Oficerët e Policisë Gjyqësore në strukturën hetimore në Policinë e Shtetit do të përfitojnë shtesë page deri në 10 % të pagës bazë për gradën përkatëse të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, paga e oficerit të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit përcaktohet të jetë 20 % më e lartë se paga e oficerit të Policisë Gjyqësore të seksioneve, e llogaritur mbi pagën bruto fillestare oficerit të Policisë Gjyqësore të seksionit.

Gjithashtu, ligji i ri parashikon se oficerët e Policisë Gjyqësore të seksioneve mund të përfitojnë shpërblime për merita profesionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?