Oficerët e sigurisë, punë intesive me nxënësit

Shkollave të përkohshme të ngritura pranë hoteleve ku janë akomoduar banorët e prekur nga tërmeti, i është shtuar edhe kontributi i oficerëve sigurisë në menaxhimin e situatës.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes një njoftimi zyrtar, thotë se nxënës të shkollave të dëmtuara po zhvillojnë mësimin normal nëpër shkolla pritëse, të cilat kanë kapacitete për t’i përballuar, apo edhe në strukturat e posaçme të krijuara pranë hoteleve ku qytetarët janë akomoduar.

Në këtë kuadër, oficerët e sigurisë janë duke kontribuar në mënyrë intensive në momentet e përditshmërisë së nxënësve, në identifikimin e tyre në hotele, ndarjen e bazës materiale dhe shoqërimin e nxënësve për në mjediset e mësimit në hotele, apo edhe shoqërimit të tyre për në shkollat pritëse etj.

SHKARKO APP