OFL çon 240 fshatarë si dëshmitarë në SPAK

Çuditë në Shqipëri nuk kanë të sosur dhe këtë herë me letrat e OFL-së. Një fshat i tërë është marrë si dëshmitarë në Prokurorinë e Posaçme. 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë me kërkesë të SPAK-ut dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat. Institucionet dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL-së për shtëpinë e tokën, duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. 240 bashkëfshatarë do dëshmojë në gjyq. Deri tani kanë dëshmuar 120 bujq që thonë “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s’kemi pasur kurrë NIPT”.

“Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq, por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor”, tha vetë Shtëpenja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët presin hetimin në kafene, ku thonë se Bektashi ka korrur grur, dhe se nuk është trafikant. “Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe çmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?