OFL çon lertat tek ”i forti” në Krujë dhe Elbasan

Operacioni i Forcave të Ligjit i dërgon formularin për justifikimin e pasurisë Flamur Hakës nga Nikla të dënuar për vjedhje me dhunë dhe Talo Çelës nga Elbasani të dënuar për “Trafikim i lëndëve narkotike”. ”Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special”.

SHKARKO APP